TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjashtë fëmijë që frekuentojnë një kopsht në qytetin e Korçës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë intoksikuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht.
Fëmijët janë dërguar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po marrin kujdesin mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk raportohet të jetë e rëndë.
Sipas burimeve, fëmijët janë paraqitur në spital brenda së njëjtës ditë, me rastet që kanë ndodhur njëri pas tjetrit. Familjarët kanë bërë me dije se fëmijët e kanë konsumuar drekën në kopsht.
Mësohet se fëmijët kanë konsumuar pilaf gjatë drekës së një dite më parë, ndërsa dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në kopsht.
Megjithatë, deri në këto momente nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo për një situatë tjetër infektive. Fëmijët janë paraqitur me simptoma gastroenteriti, ndërsa shkaku i saktë pritet të përcaktohet pas rezultateve të analizave.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, Mikel Llogori, ka konfirmuar lajmin. Sipas tij, janë marrë analizat përkatëse dhe tashmë pritet përgjigjja e tyre.
Llogori thekson se në këtë fazë nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor apo për një situatë tjetër infektive, ndërsa shkaku pritet të përcaktohet pas rezultateve të analizave.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të hetimit pritet të verifikohet ushqimi i konsumuar nga fëmijët, si dhe kushtet në të cilat ai është përgatitur dhe shërbyer.