TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të Korçës ku një i moshuar ka humbur jetën në afërsi të fshatit Çiflig. Paraprakisht raportohet se një punonjës i policisë rrugore, i cili sapo kishte mbyllur punën ka përplasur me makinë biçikletën me të cilin lëvizte 60-vjeçari. Për pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Po ashtu mësohet se i plagosur ka mbetur edhe punonjësi i policisë, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, ku ndodhet në repartin e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.
Refat Agolli, 60 vjeçari nga Bulgareci, si çdo mëngjes, doli nga shtëpia për të shitur qumësht dhe po udhëtonte me biçikletë nga fshati i tij drejt qytetit të Korçës.
Papritmas, automjeti i drejtuar nga polici me inicialet D.M, në rrethana të paqarta, mori para biçikletën e tij, duke bërë që Refat Agolli të përfundonte në tokë pas përplasjes. Për shkak të plagëve të marra, fatkeqësisht ai mbylli sytë përgjithmonë në vendngjarje.
Po ashtu, bëhet me dije se dhe polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Korçës.
Të tmerruar nga ngjarja e ndodhur, banorët e zonës janë shprehur se lëvizja me biçikleta dhe mjete të tjera të lehta përgjatë këtij aksi është e zakonshme, dhe ndër vite në këtë zonë janë regjistruar shumë aksidente, të cilat kanë rezultuar dhe fatale.
Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje duke vijuar me punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik dhe pritet që në vijim të kemi dhe një njoftim zyrtar.