AKTUALITET, 25 Prill 2019, 14:03

Rama: Nuk na trembin shantazhet dhe kërcënimet, vazhdojmë rrugën në zgjedhje

Rama: Nuk na trembin shantazhet dhe kërcënimet, vazhdojmë


Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk trembet nga shantazhet dhe kërcënimet dhe se do të vazhdojë rrugën në zgjedhje pa opozitën.

“E kemi dhënë provën se mes zgjedhjeve pa opozitën dhe me opozitën kemi zgjedhur të dytën. Kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur këtë gjë. Këtu e dy vjet më parë ishim në të njëjtën situatë. Basha dhe partia e tij ishin futur në çadër, aleatët tanë mbas çadrës në pritje që të binte qeveria.

Të gjithë e kujtojmë sa i jam lutur Lulzim Bashës për të mos i braktisur zgjedhjet. Sot kanë të drejtë të mendojnë se zgjedhjet anormale në kushtet që dy parti të parëndësishme i kanë braktisur ato por kurrsesi nuk mund të thonë se ne e kemi dashur këtë gjë.

Në ballafaqohemi me këtu nëse ka një garë se cila qeveri i ka dëgjuar më shumë njerëzit, ne këtë garë e fitojmë me diferencë të madhe.

Na akuzojnë për arrogancë por ngatërrojnë vendosmërinë për finalizuar reformat e marra përsipër. Ngatërrojnë këmbënguljen tonë me arrogancë.”