TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe të kolegëve deputet.
Gjatë seancës së sotme, Lleshaj është fotografuar teksa u ka dhënë shpjegime kolegëve ministra.
Ajo që ra në sy ishte përqendrimi total i ministrit për Diasporën, Pandeli Majkoës dhe vëmendja e ministres, Elisa Spiropali, e të cilët ishin të fokusuar tek shpjegimi i Sandër Lleshajt.
Nuk dihet kush ishte tema e diskutimit, me gjasa grabitja e fundit në Rinas, ku sipas Lleshajt hajdutët u larguan nëpërmjet tuneleve të fshatit Dritas, apo deklarata e tij se paratë e grabitjes mund të jenë djegur.
Në foto shikohen dhe dy ministrat teksa qeshin me njëri-tjetrin, ndërkohë që kishte përfunduar ‘tregimi’ i Lleshajt.
