TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Kastriot Islami
Edi Rama i drejtohet Elez Biberajt përmes një letre me tone dhe argumente qesharake.
Në realitet, në këto momente kur të gjithë kancelaritë e vendeve Europiane janë të bindur se në vendet e Ballkanit, e konkretisht në Shqipëri, qeverisjet e korruptuara kanë kapur shtetin, Rama, hallin më të madh e ka se është cilësuar ‘më i korruptuar’.
Pra që jo vetëm ka qënë i korruptuar edhe më parë, por tani është bërë edhe ‘më i korruptuar’…
Rama, përmes hilesh dhe përdredhjesh tinzare, madje pranon se mund të jetë bërë edhe ‘më arrogant’ apo edhe ‘më autoritar’, vetëm e vetëm të heqë njollën e ‘më të korruptuarit’ që në realitet s’mund ta heqë as me zbardhuesit më të fuqishëm në botë, sepse:
Nuk ka asnjë dyshim se qeveria Rama është kleptokratike dhe Rama është drejtuesi i qeverisë kleptokratike…A mund të quhet Rama në këtë rast i ‘korruptuar’ apo ‘hajdut’?
Mbetet të kryhet një sondazh në të gjithë mediat on line dhe nga fondacionet serioze të sondazheve me pyetjen: ‘A është Rama i korruptuar, hajdut apo kleoptokrat?’, që Edi Rama të kuptojë se çfarë mendojnë realisht shqiptarët…
Rama për tu shmangur këtij etiketimi që i bëjnë shqiptarë, pyet: ku i keni provat dhe faktet? Dita për të provuar me fakte e prova sa i korruptuar është Rama po vjen me shpejtësi. Sapo të largohet nga nga karrigia e kryeministrit dhe të çlirohet drejtësia nga kapja që i ka bërë me njerzit e tij besnikë, Rama do ta shikojë veten të ulur në karrigen e të akuzuarit si kleptokrat…dhe kështu do të nisë zbulimi i fakteve dhe provave dhe ndëshkimi i Ramës me akuzën i ‘KORRUPTUAR’….sado të ketë maskuar apo fshehur provat.
Aktualisht Edi Rama përdridhet në ERTV sepse ai s’është as thjesht një hajdut, as një hajdut i thjeshtë, por është ideuesi e drejtuesi i një regjimi kleptokratik, autoritar, arrogant, e madje çdo ditë e më pervers…/Syri.net/