TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa mesazhi i SHBA-ve u transmetua i qartë nga Matthew Palmer në një takim me gazetarët, Zv.ndihmës sekretari amerikan është drejtuar edhe me kryedemokratin Lulzim Basha.
Palemer ka mbërritur në selinë blu rreth orës 13:50 dhe ka nisur një takim me kryetarin Basha.
Në takimin me gazetarët ai u shpreh se qeveria shqiptare ishte legjitime dhe se të gjitha partitë politike duhet të hynin në zgjedhjet e 30 qershorit.
Mendohet që këtë mesazh t’ia përcjellë edhe kryedemokratit Basha, ndonëse u shpreh se nuk ka ardhur këtu me ndonjë skenar për zgjidhjen e krizës.
Një ditë më parë Palmer u takua me kryeministrin Rama, ndërsa pas kryedemokratit Basha do të takohet edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Metën.