TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një telash më pak për Conor McGregor. Padia e ngritur ndaj tij një muaj më parë në shtetin e Florida, pas një incidenti që ai ka patur me një fans, është mbyllur. Irlandezi theu telefonin e një fansi, 22-vjeçarit Ahmed Abdirzak, i cili po bënte një fotografi. Pas këtij incidenti, personi paditi ish-kampionin e dyfishtë të botës.
Sipas TMZ, palët kanë gjetur një marrëveshje pajtimi, çka ka evituar daljen e tyre në gjykatë. Një muaj më parë, McGregor u akuzua për grabitje të telefonit të personit dhe sjellje kriminale.
Fillimisht, Abdirzak kërkoi 15 mijë dollarë dëmshpërblim, por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe personi ka mbyllur padinë.
Gjithsesi, irlandezi pritet të dalë para gjykatës për t’u përgjigjur për sjelljen e tij të dhunshme, duke rrezikuar deri në 6 vite burg.
Avokatët e McGregor u shprehën se edhe për këtë akuzë të ngritur nga prokurori do të gjendet një marrëveshje, sidomos tani që irlandezi pranoi gabimin dhe u pajtua me personin.