TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, më në fund është shfaqur në terren, pas disa statuseve në facebook. Rama ka komunikuar me mediat nga qyteti i Fierit.
Ai ka falenderuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, i cili ka qenë mirëkuptues dhe ka pranuar të ndalohet seanca plenare e mbrëmshme, ku po diskutohej buxheti.
Rama tha se gadishmëria është maksimale si anjëherë tjetër.
“Kemi gadishmërinë më maksimale se asnjëherë tjetër, sepse kemi nxjerrë mësime nga e kaluara. Situata ishte e paralajmëruar, fuqitë njerëzore, në këto raste janë të kufizuara. Falë operacioneve të shpëtimit gjatë natës është siguruar që të mos kemi humbje njerëzish. Ka humbur jetën një punonjës i OSHEE-së në krye të detyrës, shpreh ngushëllimet për familjen” u shpreh Rama.
/TPZ.AL/