TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, inkurajoi forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë.
Kreu i Shtetit iu shprehu solidaritetin e tij të gjitha familjeve që janë në vështirësi në këtë situatë emergjente.
REAGIMI I PRESIDENTIT
Të dashur qytetarë, në këtë situatë emergjente të rreshjeve, të cilat nuk kanë të ndalur prej ditës së djeshme, jam me çdo familje në vështirësi, duke iu shprehur solidaritet të plotë.
Dua t’i ftoj të gjithë të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë, policisë dhe Emergjencave Civile që janë në terren, duke i falenderuar dhe inkurajuar që të vazhdojnë të jenë pranë qytetarëve për të kaluar këtë situatë dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.
Falenderoj mediat për informimin, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe autoritetet.