AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 10:53

Rama e pranon, ushtarakët rroga qesharake në krahasim me Policinë e Shtetit

Rama e pranon, ushtarakët rroga qesharake në krahasim me Policinë

Kryeministri Edi Rama ndërsa ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga garnizoni Skëndërbej  si shenjë falënderimi për ushtarakët që morën pjesë në ditët e vështira të përmbytjeve, pranon gabimin që deri tani qeveria ka bërë me ushtarakët.

“Krahasuar me kolegët e tjerë me të cilët ju u përballët, pagat tuaja janë të ulëta. Pavarësisht nivelit të lartë profesional ne nuk kemi arritur dot t’iu shpërblejmë ashtu si ju e meritoni.

Krahasuar me shpërblimin që merr policia e shtetit, jeni shumë poshtë.

Sot qeveria do të vendos në radhë të parë një shpërblim si shprehje mirënjohje për të gjithë ata që u përfshinë në operacionin.

Viti 2018 do të jetë i fundit për të cilin buxheti i shtetit do të ketë rroga ekzistuese për ju.

E para rritje për 2018 do jetë rritja e konsiderueshme e pagave të ushtarakëve. “, tha Rama.

TPZ.AL