TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, thotë se zgjedhjet e vitit 2017, sipas tij, ishin “një faqe e zezë e pluralizmit në Shqipëri”, ndërsa thekson se LSI e ka denoncuar atë që më 27 qershor të vitit 2017.
Në një postim në facebook, ndërsa publikon edhe videon e deklaratës për shtyp të mbajtur më 27 qershor të vitit 2017, Vasili thekson edhe njëherë se “ndalja e kryeministrit bandit me çdo formë është legjitime”.
Postimi i plotë:
Kryeministri bandit shkaterroi zgjedhjet e 2017.(VIDEO)
Zgjedhjet e 2017 ishin nje shemtire e vertete dhe nje faqe e zeze e pluralizmit ne Shqiperi.
Qe ne 27 qershor eshte demaskuar publikisht turpi zgjedhor i 25 qershorit te 2017.
Ky kryeminister bandit kete kriminalizim te zgjedhjeve dhe shkaterrim te demokracise kerkon tjua imponoje serish shqiptareve.
Fale BILD te gjithe e kuptuan me mire ate, qe LSI ka deklaruar ne mbarim te zgjedhjeve 2017.
Shiheni VIDEON dhe do kuptoni shume qarte cfare tenton banditi qe te beje serish.
Ndaj ndalja e kryeministrit bandit dhe e zgjedhjeve te tij bandite, me cdo mjet e forme eshte legjitime ashtu si kushdo do te mbrohej nga nje hajdut qe i ka hyre ne shtepi.