TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Robert Rakipllari, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar përgjimet e publikuara në Bild, ku trafikanti Astrit Avdyli, drejton fushatën elektorale të PS-së në Durrës. Rakipllari tha se mënyra se si Avdyli merrte dhe seleksiononte votuesit e PD-së, ngjan me mënyrën se si nazistët ndanin hebrenjtë.
“Kjo pjesë, është gjëja me e rëndë. Këta ndajnë, votuesit e PD, siç ndanin nazistët hebrenjtë. “Ti marrim dhe ti shkundim”. Është fenomen që një trafikant droge i dënuar, merr listën në ndërmarrje. Nuk e kuptoj si ta pranojmë këtë standart. Ai shkon në një ndërmarrje dhe merr listën e votuesve të PD-së. Sado të ketë degraduar, standarti i zgjedhjeve, këta turren tek ndërmarrjet shtetërore për të bërë presion, për të votuar.
Kjo cënon legjitimitetin e kësaj mazhorancë. Nuk e vë në diskutim njeri që PS është parti e madh, po diferenca bëhet me një deputet në Tiranë, një në Durrës, një në Lezhë. Pasi merr pushtetin me këta, jep koncesion 300 milionë euro dhe nuk jep llogari për asgjë, se votat i marrin këta”./ TPZ.al/