TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj Kosovës. RTK raportoi se ditë më parë, më 31 maj të këtij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë të Kamenicës. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.
Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.
Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë akses ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe.
Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.