AKTUALITET, 7 Qershor 2019, 08:35

LAJM I FUNDIT/ Digjen makinat e kryetares së PD-së në Mat

LAJM I FUNDIT/ Digjen makinat e kryetares së PD-së në Mat

Dy makinat e kryetares së Partisë Demokratike në Ulëz, janë djegur gjatë natës. Policia bën me dije se zjarri ka shkrumbuar makinat e Gjelina Kalthit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Gjelina Kalthi është edhe administrator e njësisë Ulëz. Makinat janë djegur pranë banesës së Gjelina Kalthit në Mat.