AKTUALITET, 6 Qershor 2019, 23:03

Deputeti i Komunitetit Egjiptian: Hyrja në parlament, amanet historik që nuk e tret dheu

Deputeti i Komunitetit Egjiptian: Hyrja në parlament, amanet historik


Deputeti më i ri i parlamentit të Shqipërisë, Ervic Meço, nga komuniteti egjiptian, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Ai ka thënë se është një moment historik për Shqipërinë dhe se ka plotësuar një amanet, duke hyrë në parlament, edhe pse ka dalë kundër vendimit të partisë, e cila vijon të jetë në koalicion me Partinë Demokratike.

“Unë nuk mbaj mend, që parlamenti i Shqipërisë, nuk ka patur mundësi të lejohet që kauza reale dhe fisnike të jetë aty. Kam patur një dilemë të madhe, mes një akti moral për të qëndruar brenda strukturave të PEISH, për të respektuar koalicionin me PD-në dhe për të cuar një amanet historik që nuk e tret dheu.

Jemi në moment shumë historik, presim celjen e negociatave. Një nga pesë kriteret kryesore është edhe integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian”.

/TPZ.al/