TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës, në Mat.
Dy makinat në pronësi të kryetares së PD Ulëz, njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet të jetë e qëllimshme.
Në një komunikim për Fax News Kalthi u shpreh se ajo nuk ka pasur asnjë konflikt, dhe nuk ka dyshime konkrete mbi autorët e ngjarjes.
“Dje kam qenë në mbledhjen e kryesisë së PD në Burrel me bashkëshortin. Pasi mbaruam mbledhjen u nisëm drejt Ulzës në njësinë administrative Baz, pa arrit në Ulëz po në bashkësinë e Matit jam ndalur me bashkëshortin dhe kemi darkuar te një kushëririn im.
Rreth orës 12 të natës kemi shkuar në shtëpi në Ulëz dhe para pallatit parkuam makinat si gjithmonë. Aty na bëri përshtypje që para pallatit nuk kishte asnjë makine të parkuar. Kjo na bën të mendojmë që është një skenar i përgatitur politikisht dhe ndihemi të rrezikuar për jetën”, është shprehur Kalthi.
Ndërkohë që burime nga Policia bëjnë me dije, se gjatë hetimeve nuk po përjashtohet as mundësia se ngjarja të ketë prapavijë biznesi, pasi bashkëshorti i Kalthit ka një hidrocentral në zonën e Ulëzës.