TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, nuk do jetë më kryetar i kësaj force politike. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u vendos që Gjinushi të zëvendësohet nga Ëngjëll Bejtaj. Largimi i Gjinushit nga posti i kreut të PSD-së vjen pas kritikave të shumta që pati, pasi emri i tij figuronte në listat zgjedhore, ndërkohë që ishte kryetar i Akademisë së Shkencave.
Kujtojmë se për një fakt të tillë Gjinushi shprehej se kishte paraqitur dorëheqjen si kryetar i PSD-së katër ditë para zhvillimit të zgjedhjeve për Kreun e Akademisë, por që pavarësisht kësaj ai figuronte në listën e fletës së votimit, precedent ky i cili bëri që për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore qytetarët të mund të votojnë një parti të drejtuar nga Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Pasardhësi i Gjinushit në krye të partisë, Ëngjëll Bejtaj është mjek në profesion dhe ka mabjtur postin e shefit te Shërbimit të Kirurgjisë pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”. Më herët ai ka qenë deputet në radhët e Partisë Social Demokrate.
Njoftimi i KQZ
Për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë z. Skënder Gjinushi”. KQZ vendosi zëvëndësimin e emrit të Kryetarit të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, z. Skënder Gjinushi me emrin e personit të kooptuar, z. Engjell Bejtaj.