AKTUALITET, 1 Prill 2019, 09:44

Qytetarët “masakrojnë” Ramën me komente: Do na gënjeni sërish!

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Rama sot ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me publikimin e pamjeve nga një spital privat në Tiranë, ku tashmë është shtuar edhe një shërbim i ri falas për ndërhyrjen e kataraktit dhe lentet falas për të moshuarit dhe kategoritë në nevojë.

“Mirëmëngjes, dhe me një shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë , në rrugën e gjatë e të vështirë të kalimit të shëndetësisë sonë nga errësira mesjetare e pesë viteve më parë, në Shqipërinë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Por, pas këtij postimi ka ardhur edhe reagimi i qytetarëve.

Një qytetar i kujton Ramës se ka pesë vite në pushtet e vijon të thotë “jo më si më parë”.

"Thua gjithmonë jo me si 5 vjet me par.. po para 1 viti kush ishte ne qeverri apo isha un… dhe sa i perket shendetesise me mir mos fol hic sepse do ishte nje deshtim.. se nga Fb cdo gje duket e bukur por eja pyet njher ne Fier tek hemodializa dhe do e maresh pergjigjen bashk me gjith katrauren qe ben spitali american kundrejt pacienteve”-shkruan qytetari.

Më tej, një tjetër qytetar shkruan “Ne Shqiperi hidhet nje hap para me rregullimin apo riparimin e nje qendre mjeksore, dhe behen 3 hapa pas me degradimin e qendrave mjeksore”.

Gjithashtu një tjetër qytetar, ndërsa ironizon kryeministrin shkruan “Nuk na rrihet dhe vete neve pa paguar i themi sa do osè per ta bere pa radhe dhe thote jep sa te duash une i marr te gjitha.”

Më tej një tjetër shkruan “Mirmengjes zoti kryeministër.

Po me bujqësinë dhe blektorinë a ke ndonjë investim apo do na genjeni prap si vjet?”.

Ja disa nga komentet e qytetarëve: