AKTUALITET, 9 Maj 2019, 12:20

FOTO/ Këlcyrë, muret dhe kazanët mbushen me parullat “Rama ik”


Nuk ka vend të Shqipërisë ku të mos kërkohet largimi i Edi Ramës.

Pas protestave në çdo cep të vendit, qytetet janë mbushur edhe me parullat “Rama Ik”.

Kështu ka ndodhur edhe në Bashkinë e Këlcyrës.

Siç raportojnë mediat lokale në jug të vendit, bashkia e drejtuar nga PS-ja është zgjuar sot e mbushur me parulla kundër Edi Ramës.

“Rama ik” dhe “Bashkia që nuk duam”, është shkruar në çdo mur e kazan të qytetit të vogël në jug të Shqipërisë.