TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ndërsa shënjestër ka qenë një 43-vjeçar.
Policia e Tiranës bën me dije se në numrin e emergjencave ka telefonuar 43-vjeçari me inicialet E.K, i cili pretendon se ndaj tij kanë qëlluar me armë zjarri në lagjen ‘5 Maji’.
Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi nga policia:
Rreth orës 06:30 të mëngjesit në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë nga shtetasi E. K., 43 vjeç, i cili njofton se në rrugën “5 Maji”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij e më pas është larguar.
Shtetasi E. K., nuk ka pësuar lëndime. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.