AKTUALITET, 21 Nëntor 2018, 12:00

Qafë Thanë, sekuestrohet drogë, ja ku ishte fshehur

Qafë Thanë, sekuestrohet drogë, ja ku ishte fshehur

Është konfirmuar sasia e madhe e drogës së kapur në Qafë Thanë, brenda një furgoni.

Ende nuk bëhet e ditur sasia e saktë, por burime flasin për një shifër rreth 1 ton. Droga ishte e fshehur në sasinë e mjetit tip furgon.

Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë dhjetëra efektivë policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit, janë ndaluar tre persona që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike.

Ende nuk dihen identiteti i personave të ndaluar dhe roli i tyre në transportimin e drogës.

Policia po e mban shumë diskrete ngjarjen, ndërsa furgoni është transportuar për në qytetin e Elbasanit.