TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me projektin e Unazës së Madhe, duke thënë se banorët po bëhen gazi i botës me protestat e tyre.
Sipas Ramës ata banorë nuk kanë të drejtë të zënë rrugën, sa kohë që ndërtimet e tyre i kanë bërë në mënyrë të paligjshme, dhe as nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim në 100% të vlerës.
‘’Nga Buxheti duhet të marrim para sipas këtyre për të dëmshpërblyer zaptuesit, që kanë nga 7 apo tetë shtëpi në zonat bregdetare të vendit.
Ata njerëz duhet të largohen nga rruga dhe ti hapin rrugë zhvillimit të mos bëhen gazi i botës dhe të bëhen mish për top i opozitës, që pretendon që të jepet dëmshpërblim për paligjshmërinë”, u shpreh Rama.