AKTUALITET, 20 Nëntor 2018, 22:57

Maqedoni/ Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, krahu i djathtë i Gruevskit, Sasho Mijallkov

Maqedoni/ Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, krahu i djathtë i

Arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret në Maqedoni, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të Nikola Gruevskit, Sasho Mijallkov. Mediat maqedonase raportojnë se arrestimi i Mijallkov është bërë pak çaste më parë në Shkup. Akuzat që rëndojnë mbi Mijallkov janë ato për keqpërdorim pushteti dhe korrupsion.

Ai është vënë në pranga nga policia në hotelin e quajtur "Meriot", në kryeqytetin maqedonas. Mësohet se Mijallkov është dërguar për në burgun e Shutkës.

Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se mund të arratisej nga vendi, njësoj siç bëri Nikola Gruevski një javë më parë, i cili udhëtoi në drejtim të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe mbërriti në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Ish-kryeministri maqedonas është dënuar me dy vite burg nga gjykata, për rastin "Tanku".