TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të burgosurit shqiptar janë përfshirë në konflikt fizik me të burgosurit rumun në një burg në Itali.
Mediat italiane shpjegojnë se përleshja ka ndodhur në burgun e Solliccianos në Firence.
Mendohet se shkak për dhunën u bë lufta për territor brenda burgut.
Policia ka ndërhyrë për të ndaluar sherrin në kohë, ndërkohë janë marrë masa ligjore për personat e përfshirë në këtë episod.
Në një intervistë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së burgjeve deklaroi se “në këtë kohë ne po shohim se burgjet janë bërë tokë e askujt, ku rregullat e bashkëjetesës civile dhe respektit për rendin dhe sigurinë janë shndërruar në sherre dhe sulme mes të burgosurve dhe çmimin më të larte e paguajnë oficerët e burgut”. TPZ.AL