AKTUALITET, 21 Nëntor 2018, 10:12

Armë dhe municione, arrestohet dibrani/ EMRI

Armë dhe municione, arrestohet dibrani/ EMRI

Mëngjesin e sotëm është arrestuar 41-vjeçari Altin Mera banues në fshatin Katund i Ri, Dibër, pasi në banesë iu gjet një armë pa leje dhe municione.

Sipas policisë rezulton i dënuar më parë për plagosje të lehtë.

Gjatë kontrollit iu sekuestrua:

-Automatik model 56

-950 copë fishekë.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se ky shtetas mbante armë zjarri pa leje, si dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. TPZ.AL