AKTUALITET, 21 Nëntor 2018, 11:14

“Proces i pistë politik”, Gjiknuri sqaron banorët e Astirit: Ja si do bëhet dëmshpërblimi

“Proces i pistë politik”, Gjiknuri sqaron banorët e

Ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ka folur për projektin e Unazës së Madhe, e cila përfshin shembjen e shumë objekteve në zonën e Unazës së Re.

Gjiknuri tha se për t’u bërë vlerësimi real i objekteve, shteti do të vlerësojë të gjitha dokumentet që disponojnë dhe se shumë shpejt do të publikohet një listë shpronësimesh nga institucioni që ai drejton.

Ministri gjatë fjalës së tij, theksoi se zyrat e ARRSH janë të hapura për të gjithë qytetarët që kanë pretendime.

“Nxjerrin njerëz në rrugë pa patur një projekt konkret. Tendenca për të penguar punimet është një proces i pistë politik. Të bashkëpunojnë me ARRSH dhe Bashkinë. Çdo objekt do të ketë një vlerësimin sipas ligjit, do të ketë një dëmshpërblim real financiar.

Nuk mund të bëjë shteti qoftë një transaksion pa vlera reale. Procesi nuk ka filluar banorët një pjesë e tyre që kanë dokumentacionin, janë paraqitur pranë institucioneve.

Të gjithë banorët që kanë pretendime apo dokumente të shkojnë te zyrat e hapura të ARRSH. Pyetja që bëjnë dhe mu dha rasti që ta jap këtë sqarim pa dalë lista e ministrisë e shpronësimeve nuk do të ketë akoma një dëmshpërblim real“, u shpreh Gjiknuri.