TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panuçi, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet sepse dëshiron të punojë për t’i kuqezinjtë në Kampionatin Evropian 2020 për shkak se e ka përkrahjen e lojtarëve.
Goli i Bekim Balajt nga penalltia pas një ore lojë qe i mjaftueshëm për Shqipërinë t’i mposhtë vizitorët nga Uellsi në “Elbasan Arena”.
Trajneri italian theksoi për Supersport se “skuadra gjeti shpirtin e duhur dhe arriti një fitore më në fund”, edhe pse me vuajtje sipas tij.
“Do përgatitemi që të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Evropian”, shtoi Panuçi, i cili tha se me lojtarët është ballafaquar dhe ka folur, duke gjetur gabimet.
Kur u pyet nëse kjo fitore ishte shenjë se lojtarët e duan, Panuçi tha: “Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha”.