AKTUALITET, 4 Prill 2018, 13:33

Skenari i PS, tërheq vëmendjen nga gjyqi i protestuesve, thërret Bashën për një kabllogram të ambasadorit të SHBA

Skenari i PS, tërheq vëmendjen nga gjyqi i protestuesve, thërret

Mazhoranca ka mbledhur ditën e sotme, komisionin hetimor "Tahiri", në një tentativë për të tërhequr vëmendjen nga procesi gjyqësor i të arrestuarve në Kukës.

Gjatë leximit të planit të hetimit, deputetja Ermonela Felaj, tha se do të thirret në komision edhe kreu i PD-së Lulzim Basha për një kabllogram të ish ambasadorit Withers në vitin 2009.

“Administrimi i kabllogramit të nëntorit 2009 me titullin që shprehej shqetësimi i ambasadës amerikane lidhur me Agron Kuliçajn ku thuhet: Burgaj e ka shprehur se ka problemet e tij me Kuliçajn. Burgaj është i intimiduar pasi Kuliçaj është njeri i afërt me kryeministrin”. Na duhet një dëshmi e Bashës dhe çfarë shqetësimesh zyrtare, çfarë përgjigje ka dhënë kur i është referuar ky shqetësim nga ish ambasadori Uidhers”, tha Felaj.

Sipas saj “Sa lëndë narkotike është sekuestruar në portin e Durrësit nga 2005 deri në 2013. Do mbledhim të dhëna që lidhen me gjendjen e funksionimit të radarëve deri në 2013. Do sqarojmë edhe rrethanat se si është arrestuar Dritan Zagani dhe në çfarë faze është procedimi ndaj tij. Do marrim informacion se në cilën periudhë është regjistruar në QKR Arbër Cekaj (Kuliçaj). Do marrim të dhëna për sasitë e sekustruera dhe hetimin pasuror për rastet nga 2005 deri tani. Do na duhen të dhëna se cilat janë pronat e Balilajve, kush janë kontratat e qerasë, kur është bërë privatizimi i hotelit të tyre në Sarandë.  Pjesë e hetimit do të jenë të dhënat për diplomatë e nëpunës të ndryshëm të përfshrië në trafikun e drogës”.