AKTUALITET, 4 Prill 2018, 13:21

Pasi urdhëroi shtetrrethimin, Rama shijon një kafe në kryeqytet!

Pasi ka urdhëruar rrethimin e Gjykatës së Tiranës nga qindra forca policore, kryeministri Edi Rama duket i pashqetësuar nga zhvillimet e ditës së sotme. Ai është shfaqur në një kafene, ku ka takuar Albin Kurtin dhe Fatmi Limajn, i shoqëruar nga deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Ndërkohë familjarët e të arrestuarve dhe protestues të tjerë, janë duke pritur me ankth vendimin e gjykatës për masat e sigurisë ndaj të afërmve të tyre. Familjarët kanë paralajmëruar se, nëse të afërmit e tyre nuk do të lirohen, protesta do të përshkallëzohet. Nga ana tjetër, edhe në Ballsh kanë shpërthyer protestat, ku naftëtarët kërkojnë pagesat e prapambetura. Në të gjithë këtë tablo aspak të favorshme, kryeministri duket se nuk është i shqetësuar.

/TPZ.AL/