TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa deputetët e opozitës ndodhen qysh në orët e para të mëngjesit në Gjykatë, aty ku po mbahet seancë e 23 të ndaluarve pas protestës në Kalimash, mazhoranca njofton mbledhjen e komisionit “Tahiri”.
Mbledhja ishte caktuar për tu zhvilluar në orën 12:30.
Deri në orën 12:45 minuta ajo nuk ishte mbajtur. Komisioni “Tahiri” është ngritur për të hetuar lidhur me procedurën e ndjekur nga mazhoranca për të mos hequr mandatin e ish-ministrit Tahiri dhe dorëzuar atë në Prokurori, pas kërkesës për ta arrestuar.
Kërkesa është bërë nga deputetët e opozitës dhe komisioni hetimor drejtohet nga deputeti Edi Paloka.
Megjithse ishte parashikuar se nuk mund te zhvillohej, PS rreth orës 13:00 mbledh komisionin dhe diskuton për çështjen Tahiri, në një kohë që opozita e cila e ka kërkuar nuk ndodhet./TPZ.AL