AKTUALITET, 4 Prill 2018, 13:20

VIDEO/ Gjyqi ndaj 23 të arrestuarve, kuksiani: Po na provokon aty ku s’mban më ,mesazhi për gjyqtarët

VIDEO/ Gjyqi ndaj 23 të arrestuarve, kuksiani: Po na provokon aty ku

Deputetët e PD të pranishëm në sallën e gjyqit ku zhvillohet seanca për dhënien e masave të sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës në Kukës, kanë zbardhur disa dëshmi të avokatëve të të arrestuarve, nga gjyqi me dyer të mbyllura. Këto dëshmi janë shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e PD.

Po ashtu edhe nga kreu i PD Lulzim Basha, i cili ka postuar sërish videon e tretë që tregon dëshminë në gjyq të kuksianit Lulzim Popa.

POSTIMI I PLOTE i BASHES

Shqiperia e vertete ne 5 minutat e deshmise se kuksianit Lulzim Popa!

Eshte populli kunder dhunes se grabitjes dhe krimit me te cilin sundon Edi Rama!

“Ne i gjithë populli kuksian, laçian, tropojan, kosovarë, i gjithë populli shqiptar kemi dalë për të mbrojtur “Rrugën e Kombit”. Ajo është rruga e shqiptarëve. Është rruga jonë dhe ne nuk kemi vënë barrierë atje. Barrierën e vuri shteti atje. Na vuri taksa e tatime që nuk i përballojmë dot. Këtu duhet të jenë njerëz të tjerë, jo ne. Duhet të jenë ata që na kanë provokuar me taksa e tatime. Po na del shpirti s’kemi ku me shku më tepër. Mënyra se si na kanë marrë. Nuk na kanë marrë si qytetarë shqiptarë. Kam katër fëmijë dhe kurrë në jetën time ndonjë proçes kriminal. Ne jemi marrë si kriminelë. Kanë ardhur, kanë thyer dyert në mënyrën më çnjerëzore, të maskuar, me nusen e djalit aty shtatzënë. Mënyra se si kanë hyrë, kishim frikë se do të kalonte në diçka tjetër… Po ata që kanë pas pleq e fëmijë? Ne nuk jemi kriminelë. Është e drejta jonë që na takon. Këta po na mbështesin. Në vendin tonë duhet të jenë ata që na kanë sjellë këtu. Jam invalid, sakat dhe nuk kam patur mundësi ilaçet me m’i sjellë. Ne kemi ra pre’ e provokimit. Nëse mua më gjendet një fakt se kam godit ndonjë polic, unë të gjithëve ua heq borxhin. Këto janë motivuar vetëm politikisht. Vetëm sepse jemi kuksian. Sa të kem jetë, do të dal aty të protestoj për të drejtat që na takojnë ne. Kam lënë katër fëmijë atje të shqetësuar. Jam prind, nuk jam kriminel. Kanë ardhur pa asnjë lloj mandati dhe na kanë bërë paçavure, sikur mos me qenë shqiptarë. Edhe Millosheviçi në Serbi nuk ua ka bërë kosovarëve. (I drejtohet trupit gjykues) Këto janë edhe të drejtat tuaja, jo vetëm tonat. Vetëm me shku te tuneli duhen 10 euro, ai 10 euro nuk i ka në xhep. Çfarë është kjo taksë? Do me na marrë frymën? Do tepsinë, merre tepsinë. Do timonin, merre timonin. Tepsia dikur derdhet, timoni mund të marojë krejt. Po na provokon aty ku s’mban më për popullin shqiptar. Këta nuk janë kriminelë. Janë të gjithë familjarë, bijë nënash e baballarësh”