AKTUALITET, 4 Prill 2018, 14:02

Shpikja e Kryeministrit, kur flitet anglisht, Rama nuk u përgjigjet pyetjeve rreth Opozitës

Shpikja e Kryeministrit, kur flitet anglisht, Rama nuk u përgjigjet

Edi Rama vendosi një tjetër “standard” të padëgjuar më parë në historinë e konferencave, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve që bëjnë gazetarët e pranishëm dhe që kanë të bëjnë me opozitën.

Kryeministri refuzoi t’u përgjigjej tri pyetjeve radhazi, në lidhje me opozitën dhe akuzat e kësaj të fundit, në lidhje me arrestimet dhe gjykimin e të arrestuarve pas revoltës për taksën e Rrugës së Kombit, akuzat e liderit demokrat, Lulzim Basha, apo rrethimit policor të Gjykatës.

“Kur flas anglisht, apo kur jam me njerëz që flasin vetëm anglisht, e kam zakon të mos flas për opozitën”, tha Rama, që nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve në Konferencën Ballkanike Europiane .

/TPZ.AL/