AKTUALITET, 4 Prill 2018, 14:37

Gjykata lë në burg 11 nga protestuesit e ndaluar për protestën në "Rrugën e Kombit"

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për 23 shtetasit e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit. Ata akuzohen për shkatërrim të pronës dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për 11 protestues, detyrim paraqitje për 10 të tjerë dhe arrest shtëpiak për 2 protestues të tjerë.

Deputetët e pranishëm në sallë e kanë konsideruar këtë, një vendim të turpshëm. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, u shpreh se gjykata dha vendimin që ka kërkuar Edi Rama. Ai u shpreh se mosbindja civile është zgjidhja e vetme dhe bëri thirrje që qytetarët ti bashkohen opozitës në mosbindje civile.

EMRAT:

Ahmet Tobli: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Lulëzim Popa: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Saimir Trota: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Lefter Rexhmati: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Adem Duraku: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Armand Ademaj: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Ardit Alidimi: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Zenel Matmuja: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Fatos Harulla: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Rasim Koloshi: detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, lirim i menjëhershëm

Shaban Selmani: Arrest në shtëpi, urdhërohet të qëndrojë në shtëpinë e tij 

Shemsi Trota: Arrest në shtëpi, urdhërohet të qëndrojë në shtëpinë e tij

Shpëtim Toda: Arrest me burg

Xhevahir Hereni - : Arrest me burg,

Elton Cengu: Arrest me burg

Florin Onuzi: Arrest me burg

Shkëlqim Vata: Arrest me burg

Xhevahir Gashi: Arrest me burg

Ervis Oruçi: Arrest me burg

Rasim Onuzi: Arrest me burg

Vasil Laçi: Arrest me burg

Abdi Haziraj: Arrest me burg

Edmond Matmuja: Arrest me burg

/TPZ.AL/