TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e avokatëve për vrasjen e kolegut Ravik Gurra është zgjeruar edhe në dy qytete të tjera.
Pas Elbasanit, Korçës dhe Vlorës seancat gjyqësore do të bojkotohen edhe në Berat e Lushnjë.
Vendimi i Dhomave të Avokatisë në këto dy qytete erdhi pas thirrjes për solidaritet nga avokatët e Elbasanit.
Seancat do të bojkotohen për tre ditë, duke filluar nga sot, me përjashtim të shërbimit në rastet e masave të sigurisë, të cilat nuk mund të shtyhen për arsye të afateve ligjore.
Avokatët kërkojnë një reagim të shpejtë dhe konkret nga policia dhe prokuroria për zbardhjen e vrasjes dhe kapjen e autorëve, ndryshe thonë se jeta e tyre, si funksionarë publikë, është e rrezikuar.
Ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra ndodhi pesë ditë më parë, në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit të Elbasanit.
Vrasësi e qëlloi me gjakftohtësi 50-vjeçarin ndërsa ishte duke pirë një kafe me një koleg nga zyra e Avokatit të Popullit.
Babai i dy fëmijëve kishte edhe shtetësinë e Britanisë së Madhe, ku jetonte me të shoqen dhe dy fëmijët prej më shumë se 20 vjetësh.
Ai kishte edhe një studio ligjore në Britani, ku merrej me çështje të emigrantë shqiptarë, ndërsa çështjet më të rëndësishme që kishte mbrojtur në gjykatë në Shqipëri lidhen me fisin Çapja në Elbasan si dhe Emiljano Shullazin në Tiranë.
Hetimet për vrasjen e avokatit të njohur po kryhen nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Vrasja e tij llogaritet të jetë e lidhur me funksionin e tij publik, ndërsa dyshohet të jetë kryer kundrejt pagesës.
