AKTUALITET, 27 Mars 2019, 11:56

Vrasja e Nardit të Bujtinave/ Burg pa afat për tre bashkëpunëtorët

Vrasja e Nardit të Bujtinave/ Burg pa afat për tre

Gjykata ka lënë në burg pa afat tre personat e arrestuar me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e Ferdinand Polisë, të njohur si Nardi i Bujtinave të Thethit.

Në Gjykatë ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe hedhin poshtë çdo akuze për bashkëpunim të ngritur ndaj tyre.

Alfred Martini ka pranuar se i ka dhënë makinën e tij autorit të vrasjes me inicialet K.S ditën e ngjarjen, por thotë se nuk e dinte se kishte planifikuar vrasjen.

“Makinën më datë 20 mars në mëngjes ja kam dhënë shtetasit K.S. por nuk e dija që ai kishte planifikuar vrasjen”, tha ai. Makina tip Audi u gjet e braktisur pas vrasjes.