AKTUALITET, 9 Janar 2019, 18:04

Protesta tek Unaza e Re/ Banorët e Astirit, ‘kërkesë’ Ramës: Jep dorëheqjen, zhduku mos ta shikojmë bojën më!

Protesta tek Unaza e Re/ Banorët e Astirit, ‘kërkesë’

Protesta e banorëve të Astirit është në ditën e 67-të të saj. Banorët e kësaj zone kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”, pasi sipas tyre ai është korruptiv dhe diskriminon duke nxjerrë nga banesat e tyre familjarët të cilët preken nga projekti.

Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.

“Poshtë projekti! Poshtë projekti! Jo Edi Rama të vijë, por edhe 100 Edi Rama të vijnë nuk i prishin këto banesa! Skenari i 2018-2019 për Shqipërinë është i frikshëm, për ata që ka përçarë dhe jo për ne banorët e Unazës së Re. Këtu do të respektohet ligji dhe kushtetuta. Edi Rama tërhiqu nga projekti, jep dorëheqjen dhe zhduku nga Shqipëria mos ta shikojmë bojën më.”- u shpreh avokati Artan Manushaqe.