TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas vrasjes së 28-vjeçares shqiptare, Anxhelina Petro, nga babai i saj pak ditë më parë në Greqi, mediat greke i kanë kushtuar asaj qindra kronika e reportazhe.
Por së fundmi, mediat vendase kanë bërë publike disa foto të Anxhelina Petros me babanë e saj Aleko Petro, që datojnë pak para ngjarjes makabre që tronditi opinionin publik.
Në foto duken të dy, teksa gatuajnë në kuzhinën ku Aleko goditi vajzën e tij dhe i mori jetën. Në pamjet e publikuara gjithashtu duken ambientet e brendshme të shtëpisë së familjes Petro. 52-vjeçari Aleko shfaqet në kuzhinë duke gatuar.
Në videon e shfaqur nga mediat greke ata duken të lumtur dhe bisedojnë rreth gatimit.