TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një polic është munduar të frikësojë studentët duke përdorur një aparat celular për t’i filmuar. Në mënyrë të kundraligjshme ai ka hyrë në Fakultetin e Shkencave Sociale duke ushtruar dhunë përmes kësaj forme të komunikimit joverbal, në këtë rast filmimit.
Polici ka shkelur me të dyja këmbët ligjin nr.80 për Arsimin e Lartë, ku thuhet: “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.”