AKTUALITET, 9 Janar 2019, 16:30

Shpërthen transformatori, Universiteti Bujqësor mbetet pa energji

Në Universitetin Bujqësor është shënuar një incident i rëndë gjatë ditës së sotme. Mësohet se është djegur transformatori, duke e lënë godinën pa energji elektrike.

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka publikuar disa foto pas incidentit.

"Shpërthen Transformatori brenda Universitetit Bujqësor. Jashtë çdo kriteri teknik transformatori është futur brenda godinës së universitetit për shkak te mungesës së energjisë elektrike", shkruan Çollaku në rrjetet sociale.

/TPZ.AL/