AKTUALITET, 9 Janar 2019, 16:25

Bujar Leskajt i përfundon mandati si kryetar i KLSH, kush e zëvendëson

Bujar Leskajt i përfundon mandati si kryetar i KLSH, kush e

Kryetari KLSH-së, z.Bujar Leskaj ka përfunduar mandatin kushtetues si kryetar i KLSH. Kompetencat e tij do t’i marrë zv/Kryetarja Lindita Milo.

Në datën 8 janar 2019, pas botimit në Fletoren Zyrtare të RSH me nr.193, hyri në fuqi Vendimi i Kryetarit të KLSH me nr. 244, datë 22.12.2018, sipas të cilit delegohet ushtrimi i detyrës dhe përgjegjësive shtetërore të titullarit të institucionit përgjatë fazës kalimtare e tranzitore nga përfundimi i mandatit kushtetues të Kryetarit të KLSH (datë 23 dhjetor 2018) deri në emërimin nga ana e Kuvendit të Shqipërisë të Kryetarit të ri të KLSH-së, tek Zv/Kryetari i KLSH, znj. Lindita Milo (Lati).