AKTUALITET, 9 Janar 2019, 16:33

Milani e ka gjetur sulmuesin, në Spanjë janë të bindur për transferimin e Benzema

Milani e ka gjetur sulmuesin, në Spanjë janë të bindur

Karim Benzema do të largohet nga Reali i Madridit dhe shtypi iberik bën me dije se destinacioni i francezit do të jetë Seria A. Portali “Don Balon” shkruan me bindje se Florentino Perez, presidenti i Realit, ka vendosur ta shesë sulmuesin dhe është në bisedime me drejtuesit e Milanit.

Klubi kuqezi mund të realizojë kështu ëndrrën për të marrë në “San Siro” ish-lojtarin e Lionit. Milani do të humbë ndërkohë argjentinasin Gonzalo Higuain, i cili ka zhgënjyer gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Higuain pritet të kalojë te Çelsi, por lëvizja do të bëhet në fund të sezonit, pasi “Elliot” të ketë derdhur në arkën e Juventusit shumën e 35 milionëve për sulmuesin. Kalimi i argjentinasit te Çelsi do të bëjë që Alvaro Morata të shkojë te Sevilja. Milani më pas do të kërkojë në huazim me të drejtë blerjeje Benzemanë.

Shifra e fiksuar për francezin është 40 milionë euro dhe Milani është gati ta bëjë këtë shpenzim.