AKTUALITET, 9 Janar 2019, 16:15

Ish e dashura sulmon Ronaldon: Je një psikopat!

Ish e dashura sulmon Ronaldon: Je një psikopat!

Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmine Lennard, ka nisur një sulm të fortë ndaj sulmuesit të Juventusit, duke e quajtur atë një gënjeshtar dhe psikopat.

Lennard është një njeri i famshëm në Britaninë e Madhe, pasi u shfaq si konkurente atje në “Big Brother”.

Ajo shfrytëzoi llogarinë e vet në Twitter, të martën, për t’i shprehur mbështetjen Kathryn Mayorga Kjo e fundit, sikurse dihet, e akuzon yllin portugez për përdhunim para disa viteve.

"Nuk kam frikë nga ai dhe po, kam mbajtur brenda të gjitha sekretet më të pista të tij për gati një 10 vjeçar dhe ka shume të tilla. Kjo është e tepërt, nuk mund ta mbroj kundër këtyre akuzave kur unë vete besoj se është fajtor” shkruan Lennard.

“Ma tha se nese do të frekuentoja dikë tjetër ose nëse do të lija shtëpine time, do të më rrëmbente, do më bënte copash, do më fuste në një çantë dhe do me hidhte në një lumë. Po, i kam provat për të gjitha këto që po them. Është një psikopat”, shtoi Lennard.