TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve të Astirit gjatë ditës së sotme, pasi tentuan të mos lejojnë të kalojë eskorta e Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pampuri shprehet se një ndër të dhunuarat nga policia është edhe nëna e një foshnje 2 muajshe, e cila sipas saj sëthë sulmuar me gaz nga policia.
Ajo shprehet se kjo është hera e dytë që policia përplaset me zonjën në fjalë, ndërsa shprehet se para 4 muajve nëna me fëmijën në bark u arrestua, ndërsa tani u sulmua me gaz.
Postimi i plotë:
Gazi helmues nuk kurseu sot as nenen e foshnjes 2 muajshe, qe priste te ushqehej me qumesht gjiri nga nena e saj, por forcat qe ruajne burrin pa burreri, Edi Ramen, ia privuan sot nje vakt me qumesht.
Nena shtatzene e cila para 4 muajve u arrestua, sot u intoksikua. Bebi nje here ne barkun e mamit, ishte ne komisariat, e sot e priste mamin qe te ushqehej me qumesht, por qe policia nuk ia kurseu gazin helmues duke ia drejtuar ne fytyre.
Kjo eshte historia e nje prej qendrestareve, nene heroine qe te nxit te reflektosh e te mendosh se c’mund te beje njeriu per te mbrojtur strehen e tij, te ndertuar me shume mund e djerse.
Edi Rama s’ke pare gje akoma, e drejta e cdo qytetari do te te kthehet shume shpejt ne boumerang.