TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reagimi i qeverisë së Iranit
Reagimi i qeverisë ndaj protestuesve ka qenë mjaft i ashpër. Rreth 450 persona janë arrestuar, sipas mediave në Iran. Gjykata Revolucionare e Teheranit, paralajmëroi se personat e arrestuar mund të marrin dënimin me vdekje. Autoritetet kanë tentuar të bllokojnë të gjithë aksesin në internet dhe kanë bllokuar telefonatat ndërkombëtare.
Ayatollah Khomeini, ka akuzuar armiqtë e Iranit, si fajtorë për këtë situatë duke thënë se ata kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Iranit.
Reagimi i Shtëpisë së Bardhë
Që prej fillimit të protestave, Presidenti Trump, ka postuar disa herë në rrjetin social Twitter. Presidenti ka paralajmëruar qeverinë iraniane, se ai është duke e monituar nga afër situatën. Presidenti Trump, ka shprehur solidaritetin e tij për protestuesit dhe për kushtet e tyre të rënduara ekonomike. Ai gjithashtu ka përmendur politikën e jashtme të Iranit në Lindjen e Mesme. "Njerëzit më në fund po bëhen të zgjuar për të kuptuar se si paratë e tyre po vidhen për të financuar terrorizmin", u shpreh Trump në Twitter.
Çfarë pritet të ndodhë?
Në vitin 2009, gjatë protestave të ngjashme në Iran, forcat e sigurisë arritën ta shtypin protestën, ku merrnin pjesë miliona persona. Protestat e tanishme janë më të vogla dhe ende nuk dihet sa i indinjuar është populli me qeverinë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po konsideron vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit.
/TPZ.AL/