AKTUALITET, 11 Maj 2019, 20:38

Protesta e Opozitës, vjen reagimi i Edi Ramës

Protesta e Opozitës, vjen reagimi i Edi Ramës


Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”-shkruan Rama.

Gjatë protestës së sotme, protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe kanë mbuluar godinën e kryeministrisë me mesazhe politike. Thirrja kryesore që është shfaqur në fasadën e kryeministrisë, është "Rama ik".

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/05/11/foto-surpriza-e-opozites-kryeministria-mbulohet-me-mesazhe-rama-ik/