TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta e opozitës po zhvillohet prej disa orëve, përballë Kryeministrisë. Ajo ka qenë mjaft e tensionuar dhe protestuesit kanë hedhur bomba molotovi, drejt zyrës së Kryeministrit. Opozita ka bërë një lëvizje surprizë, gjatë kësaj proteste. Fasada e kryeministrisë është mbuluar me mesazhe, "Rama ik", "Drejtësi", "Shqipëria si Europa", "Qeveri e drogës", "Varfëri", "Krim".
Vendosja e këtij video projektori, është një risi në protestën e opozitës, për të shfaqur mesazhet e qytetarëve, por edhe për të njollosur godinën ku strehohet Kryeministri Edi Rama. Kërkesa thelbësore e opozitës, është largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore./TPZ.al/
VIDEO:
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2019/05/11/foto-protestuesit-hedhin-bomba-molotovi-drejt-zyres-se-edi-rames/
