TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën para protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryedemokrati Lulzim Basha, u shpreh se mesazhi për Edi Ramën është një dhe i prerë: nuk do të mundet më të bollokojë rrugën Europiane të Shqipërisë.
“Mirë se jeni mbledhur në Kuvendin dhe referendumin popullor. Mirë se keni ardhur në kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mision, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Europa.
Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Europës. Rama ik.
Shqipëria si gjithë Europa. Me këtë ëndërr jemi mbledhur dhe kemi bërë hapa përpara. Me këtë ëndërr për Shqipërinë si ngjithë Europa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturës dhe tiranisë.
Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ja dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe.
Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi.
Le ta dëgjojnë misionin tonë, anembanë e duam shqipërinë si gjithë europa.
Sot na nderojnë me praninë e tyre në këtë protestë madheshtore anëtarët e organizatës studentorë te PPE dhe përfaqësues të partive simotra nga të gjithë vendet e Europës. Zgjedhjet europiane, trioumfi i idealit të europës është sot”, u shpreh Basha.