AKTUALITET, 11 Maj 2019, 19:46

LAJM I FUNDIT/ Përplasja në protestë, reagon Lleshaj: S’ndërtohet demokracia me molotov, askush se djeg më Shqipërinë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas përplasjeve në protestën e opozitës.

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”-shkruan Lleshaj.