TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasjet dhe tensionet nuk kanë munguar as në protestën e katërt kombëtare të opozitës së bashkuar.
Mësohet se nga përleshjet mes forcave të rendit, të vendosura përgjatë perimetrit të sigurisë në godinën e Kryeministrisë, kanë mbetur të plagusur një efektiv policie dhe një qytetar protestues.
Me mijëra përkrahës të kampit opozitar janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para institucionit qeveritar, duke drejtuar thirrjet “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”.
Edhe kësaj radhe, pjesë e protestës janë bërë edhe banorët e Astirit që identifikohen me jelekët e protokallinjë, si edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që bëhet rishtazi pjesë e aksionit opozitar.
