TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme që po zhvillohet në këto momente nga opozita e bashkuar përpara kryeministrisë. Meta thotë se është duke ndjekur me vëmendje protestën, dhe bën thirrje që të shmangen elementët e dhunshëm.
Reagimi i Presidentit
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve.
Si pasojë e hedhjes së shisheve me benzinë në protestues është përfshirë nga flakët, ndërsa të tjerë kanë ndërhyrë për ti shuar flakët çka i kanë shkaktuar plagë të lehta.
Gjithashtu dhe një tjetër protestues nuk është ndjerë mirë, dhe për shkak të rrëmujës së krijuar është transportuar me ambulancë drejt urgjencës.
Derimë tani është hedhur disa herë gaz lotsjellës mbi protestuesit, ndërsa efektivët kanë vendosur maskat.